Sport

Kosova përfundon rrugëtimin në Botërorin e Esports

Descriptive Text

Kosova e ka përfunduar rrugëtimin e saj të parë në botën e sporteve elektronike.

Kosova zuri vendin e tretë në Dota 2, duke siguruar medaljen e bronztë. Në finale të humbësve, Kosova u mposht 2:0 nga Suedia. Paraprakisht, kishin mposhtur Hungarinë.

Lojtarët e Dota 2 do të pranojnë medaljet nesër gjatë ceremonisë mbyllëse të IESF 13’ World Championship, që u mbajt në Izrael.

Ndërkohë në CS:GO, Kosova u mposht nga Ukraina në repesazh dhe zuri vetëm vendin e pestë.