Sport

Thomas Strakosha mund të përfundojë te Newcastle

Skuadra e Newcastlet është vënë në kërkim të disa futbollistëve në elitën e futbollit italian.

Njëri nga ta është portieri i Lazios, Thomas Strakosha, ka raportuar të enjten “The Times”.

Newcaslte është duke synuar përforcimin e skuadrës në muajin janar. Edhe Strakosha nuk është se e ka të ardhmen e sigurt te Lazio. Ka pasur shumë raportime nga mediat italiane se ai pritet të largohet nga ekipi.

Portieri i Shqipërisë, 26-vjeçari Strakosha sivjet ka luajtur në vetëm katër ndeshje dhe ka pranuar tri gola.

Synim i Newcastlet për këtë afatin kalimtar dimëror janë edhe Stefan de Vrij dhe Marcelo Brozoviq.