Sport

Skitarja Kryeziu e parafundit në garën e Diavolezzas

Skitarja Kiana Kryeziu ka përfunduar e parafundit në garën Diavolezza të Zvicrës.

Kryeziu përfundoi në pozitën e 33-të me kohë prej 1 minutë, 52 sekonda e 29 të qindtat, 18 sekonda e 98 të qindtat larg zviceranes Eleny Rhyner që zuri vendin e parë.

Me përfundim të garës, Kryeziu mori 202 pikë të Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë.