Sport

Mkhitaryan do të largohet nga Roma

Henrikh Mkhitaryan do të largohet nga skuadra e Romës.

“Corriere dello Sport” ka raportuar të enjten se mesfushori armen ka kërkuar largimin nga ekipi italian gjatë afatit kalimtar të janarit.

Thuhet se Mkhitaryan nuk është i kënaqur te Roma dhe nuk ka raporte aspak të mira me trajnerin Jose Mourinho.

32-vjeçari ka kontratë me Romën deri në fund të këtij sezoni dhe kartoni tij vlerësohet rreth 15 milionë euro. Këtë sezon, Mkhitaryan ka dy gola e tre asistime në 15 paraqitje për Romën në të gjitha garat.