Sport

Shabani, Orana dhe Cenaj mbesin pa medalje në Botëror, në garë mbetet Gërvalla

Elhami Shabani, Fortesa Orana dhe Ylli Cenaj janë eliminuar nga kampionati Botëror i karatesë që po mbahet në Dubai. Tre karateistët e Kosovës nuk kanë arritur t’i fitojnë luftërat e para në repesazh.

Shabani, që garon në kategorinë deri 75 kilogramë u mposht të enjten nga karateisti i Danimarkës, Viberg Larsen Mads.

Edhe karateistja Fortesa Orana e kategorisë mbi 68 kilogramë u mposht nga hungarezja, Dorottya Pap, ndërsa Ylli Cenaj në kategorinë deri 67 kilogramë nga karateisti i Curaçaos, Jordy Timmermans. Në garë për medalje të bronztë nëpërmjet repesazhit ka mbetur Albulena Gërvalla që do të përballet me garuesen nga Singapori, Ying Shi Tan.