Sport

Juventusi kërkon huazimin e Hazardit

Eden Hazard pritet që karrierën ta vazhdojë në Serie A, e sipas të gjitha gjasave te skuadra e Juventusit.

Mediumet italiane kanë njoftuar të enjten se Juventusi është në negociata me Real Madridin për ta siguruar Hazardin gjatë janarit.

Raportohet se Juventusi po e kërkon huazimin e belgut me opsionin e blerjes së tij në fund të sezonit dhe marrëveshja është afër finalizimit, pasi edhe Hazardi është i gatshëm për një lëvizje të tillë.

Hazard ka pasur telashe të mëdha me lëndime te Reali dhe këtë edicion nuk ka bindur me paraqitjet e tij.

Ai ka pasur minutazhë të vogël dhe për këtë arsye po dëshiron të ndërrojë ekip.

Në 11 ndeshje këtë sezon, Hazardi ka vetëm një asistim.

30-vjeçari ka kontratë me Realin deri në vitin 2024.