Sport

City interesohet për Aubameyangun

Descriptive Text

Kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City ka shprehur interesim për sulmuesin e Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang. Madje, mediumet britanike kanë raportuar të enjten se City po synon transferimin e Aubameyangut gjatë afatit kalimtar të janarit.

City është në kërkim të një sulmuesi dhe Aubameyang po shihet si përforcim i duhur, pasi ka përvojë në kampionatin anglez. Për kartonin e tij, City është i gatshëm t’i ofrojë Arsenalit rreth 30 milionë euro.

Sulmuesi 32-vjeçar ka refuzuar rinovimin e kontratës me Arsenalin që i skadon në vitin 2023 dhe është i hapur për një largim të mundshëm nga ekipi londinez. Ai këtë edicion, ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë dy asistime në 11 ndeshje.