Sport

Reali synon transferimin e Adanit

Real Madridi është duke synuar transferimin e Antonio Adanit të Sportingut, raporton “Fichajes”.

Portieri i Sportingut është produkt i akademisë së Realit dhe mund të rikthehet te klubi madrilen.

Kjo pasi portieri ukrainas Andriy Lunin po mendon të largohet nga Real Madridi.

Adan 34-vjeçar në futboll profesionist debutoi te Reali në vitin 2009. Më pas ka qenë pjesë e skuadrave si Cagliari, Betis, Atletico Madrid. Iu bashkua Sportingut në verën e vitit 2020.