Sport

Basketboll, Rifati ndihmëstrajner te Kosova

Trajneri i ekipit Prizreni-16, Arbnor Rifati është bërë pjesë e shtabit teknik të Përfaqësueses së Kosovës në basketboll.

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), ka njoftuar të martën se Rifati është emëruar ndihmëstrajner i përzgjedhësit Christos Marmarinos.

Kosova më 25 nëntor do të luajë me Norvegjinë në udhëtim, ndërsa tre ditë më vonë e pret Danimarkën në shtëpi, ndeshje këto që do të zhvillohen në kuadër të parakualifikimeve për “Eurobasket 2025”.