Sport

Kloppi kërkon nga fansat e Liverpoolit të jenë të durueshëm për transferimet

Descriptive Text

Jurgen Klopp ka kërkuar nga fansat e Liverpoolit që të jenë të durueshëm, derisa ka thënë se klubi po pret “momentin e duhur” që të përforcohet.

“Të Kuqtë” e thyen rekordin e klubit në transferime në muajin e kaluar kur u përforcuan me Mohamed Salahun nga Roma për 42 milionë euro, transmeton Koha.net. Kurse kanë transferuar edhe talentin e Chelseat Dominic Solanke.

Naby Keita dhe Virgil van Dijk janë dy nga synimet kryesore të klubit, por që ende nuk ka diçka konkrete sa u përket transferimit të tyre.

“Afati kalimtar është hapur ditë më parë, sigurisht se do të jetë i vështirë, ndoshta po bëhet çdo ditë e më vështirë, veçanërisht në Angli. Por, deri tani kemi bërë mjaft gjëra të mira. Ndonjëherë duhet të jeni të durueshëm, dhe kjo është ajo që na duhet tani – të presim për momentin e duhur dhe më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë”, është shprehur Klopp për faqen zyrtare të klubit.