Sport

Erik ten Hag mund të punësohet në Premier League

Trajneri i Ajaxit, Erik ten Hag, pas përfundimit të aventurës tek Ajaxi mund ta vazhdojë punën në Premier League. Janë dy skuadra që kanë shprehur interesim për shërbimet e tij, Manchester Unitedi dhe Newcastle United.

Ten Hag e ka fituar epitetin e një prej trajnerëve më të mirë në lojën e futbollit qëkur u zyrtarizua në krye të Ajaxit në vitin 2019-të.

I fitoi dy tituj në “Eredivisie”, ndërsa e ka transformuar skuadrën në një prej skuadrave më të rrezikshme në Ligën e Kampionëve.