Sport

Belgjika pa telashe ndaj Estonisë për vendin e parë në grup

Belgjika është konfirmuar si e para në Grupin E kualifikues të Kampionatit Botëror “Katari 2022” kur ka mbetur edhe një xhiro deri në fund të këtij cikli eliminator.

Të shtunën, Belgjika në shtëpi e mposhti Estoninë me rezultatin 3:1, fitore kjo që ia siguroi pjesëmarrjen në Botërorin e vitit të ardhshëm.

Christian Benteke (11’), Yannick Carrasco (53’) e Thorgan Hazard (74’) shënuan golat për fitoren e Belgjikës ndërsa golin e vetëm për Estoninë e realizoi Erik Sorga (70’).

Me këtë triumf, Belgjika është forcuar në vendin e parë në grup me 19 pikë të tubuara, pesë më shumë se Uellsi që të shtunën e mposhti 5:1 Bjellorusinë.

Duelin e fundit në grup, Belgjika luan të martën në udhëtim te Uellsi.