Sport

Franca mposht thellë Kazakistanin për t’u kualifikuar në Botëror

Descriptive Text

Përfaqësuesja e Francës ka triumfuar ndaj Kazakistanit me rezultatin e thellë 8:0 për ta konfirmuar kualifikimin në Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

Ndeshja e luajtur të shtunën mbrëma në stadiumin “Parc des Princes” në Paris, i takoi Grupit D kualifikues. Me këtë triumf, Franca forcohet në pozitën e parë me 15 pikë të mbledhura kur ka mbetur edhe një xhiro për t’u zhvilluar.

Kylian Mbappe (6’, 12’, 32’, 87’) shënoi “hat-trick” në pjesën e parë kur golin e kaërt e realizoi në fund të takimit. Golat tjerë për Francën i shënuan Karim Benzema (55’, 59’), Adrien Rabiot (75’) dhe Antoine Griezmann (84’) nga penalltia.

Ndeshjen e fundit në grup, Franca e luan në udhëtim te Finlanda që zë vendin e dytë me 11 pikë, dy më shumë se Ukraina që është mysafire e Bosnjë e Hercegovinës. Këto ndeshje, luhen të martën e ardhshme.