Sport

Verstappen gjobitet me 50 mijë euro vetëm pse preku makinën e Hamiltonit

Piloti i Red Bull, Max Verstappen, është gjobitur me 50 mijë euro pasi preku makinën e rivalit Lewis Hamilton pas praktikës së parë për Çmimin e Madh të Brazilit të premten. Kjo gjë është kundër rregulloreve të FIA-s, nëse “konsiderohet se inspektimi mund të jetë i dëmshëm”.

Hamilton doli i pari në këtë praktikë dhe ishte më i shpejtë se Verstappen për katër të dhjetat, çka detyroi këtë të fundit të inspektonte makinën e britanikut.

Hamilton do të nisej nga vendi i parë sot për garën sprint dhe ishte në “pole-position” për t’u nisur i pari për garën e nesërme, por u penalizua me pesë vende për ndryshim të komponentit të motorit gjatë praktikës së parë.

Madje, piloti i Mercedes në vendimin e sotëm u skualifikua nga kualifikimet për Çmimin e Madh të Brazilit, dhe do të niset nga vendi i fundit për garën e sotme sprint. Ai kishte bërë shkeljeje në lidhje me DRS-në e tij.

Verstappen dhe Hamilton janë në luftë sa i përket titullit kampion në Formula 1.