Sport

Shqipëria U19 barazon me Serbinë

Descriptive Text

Shqipëria U19 ka barazuar kundër Serbisë së kësaj grupmoshe në ndeshjen e dytë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2022.

Ndeshja e zhvilluar në “Elbasan Arena” përfundoi me rezultatin 2:2. Të rinjtë e Shqipërisë u kthyen në lojë në minutat e fundit të gjithë duelit për të barazuar rezultatin.

Eljon Toci e humbi penalltinë fillimisht në minutën e 82-të, por Henrik Nerguti e ngushtoi epërsinë me kokë pas harkimit të Asan Matas në minutën e 84-rt.

Katër minuta më vonë, Cristian Shpendi i barazoi shifrat në 2:2. Edhe Shpendi shënoi me kokë pas harkimit nga këndi, me asistuesin e njëjtë.

Me këtë barazim, Shqipëria U19 mban gjallë shpresat për kualifikim në raundin tjetër të garës.

Franca prinë në grupin 7 me gjashtë pikë. Serbia ka katër pikë në vendin e dytë, kurse Shqipëria ka një pikë në vendin e tretë. Pa pikë është Maqedonia e Veriut.

Shqipëria, që është nikoqire e këtij grupi kualifikues të Evropianit, ndeshjen e fundit e zhvillon kundër Maqedonisë së Veriut, më 16 nëntor.