Skuadra të mëdha si Manchester Unitedi, PSG-ja, Real Madridi e Chelsea, kanë shprehur interesim të madh për t’i siguruar shërbimet e yllit norvegjez, 21-vjeçarin Erling Haaland.
Megjithatë, Dortmundi nuk dëshiron të dorëzohet dhe dëshiron ta mbajë sulmuesin në skuadër edhe pas fundit të këtij edicioni.
“Verdhezinjtë” pritet t’i ofrojnë në kontratën e re norvegjezit 16 deri në 18 milionë euro pagë vjetore. Kjo shumë e parave nuk është në natyrën e skuadrës së Dortmundit, por dëshiron që ta mbajë atë me çdo kusht në ekip.
Marco Reus dhe Mats Hummels janë në krye të listës me pagat më të mëdha te Dortmundi. Arkëtojnë rreth 10 milionë euro secili për një vit.
-
13 nëntor 2021 16:03
-
Shpërndaje në: