Sport

City kthen vëmendjen te Harry Kane

Manchester City është gati që të bëj një tjetër hap për ta transferuar sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane.

Një gjë të tillë, “qytetarët” e drejtuar nga Pep Guardiola do të provojnë ta bëjnë në afatin kalimtar të dimrit, shkruan “ESPN” të shtunën.

Kane e pati pëlqimin për t’u larguar nga skuadra drejt “Etihad Stadium” gjatë verës, por Tottenhami refuzoi ta shiste kapitenin e Anglisë.

Kryetari i Spursit, Daniel Levy, ia ka bërë të qartë Antonio Contes se mund të bëj plane afatgjate rreth Kanet, por një ofertë e madhe e Cityt në janar mund t’ia ndryshojë mendjen.

Në 16 ndeshje të këtij sezoni, Kane ka shënuar shtatë gola dhe ka dy asistime. Tre gola i realizoi me Anglinë kundër Shqipërisë në fitoren 5:0.