Sport

Drenica mposht Kosovën (U21)

Skuadra e Superligës së Kosovës në futboll, Drenica, e ka mposhtur Përfaqësuesen U21 të Kosovës në ndeshjen miqësore.

Kjo miqësore u zhvillua të enjten në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj dhe përfundoi me rezultatin 1:0 në favor të Drenicës.

Golin e vetëm në këtë takim, e shënoi Erdin Dushi në minutën e tretë.

Për Përfaqësuesen U21, kjo miqësore ishte në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen ndaj Shqipërisë, që do ta luajë për kualifikimet e Kampionatit Evropian të vitit 2023.

Dueli ndërmjet Kosovës U21 dhe Shqipërisë U21, do të zhvillohet më 16 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Pas katër ndeshjeve të luajtura në këto eliminatore, Kosova U21 ka regjistruar një fitore e tri humbje.