Adnan Januzaj ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Serie A. Madje, agjenti i tij, Dirk De Vriese nuk e ka përjashtuar mundësinë që Januzaj gjatë afatit kalimtar të janarit të transferohet te Napoli.
De Vriese, gjithashtu ka thënë se Januzaj është në negociata me Real Sociedadin për ta rinovuar kontratën që i skadon në fund të këtij edicioni, duke lënë të hapur çdo opsion për të ardhmen e tij.
“Ne po negociojmë me Sociedadin për rinovimin e kontratës, por ende nuk e kemi marrë një vendim. Gjithashtu, po presim edhe oferta gjatë janarit. Ka interesim prej Napolit dhe Januzaj është i gatshëm për një sfidë të tillë pas karrierës që ka pasur te Manchester Unitedi e Borussia Dortmunfdi”, ka thënë De Vriese.
Januzaj 26-vjeçar është pjesë e Sociedadit prej vitit 2017 kurse këtë sezon ka dy gola e një asistim në 17 paraqitje.
-
11 nëntor 2021 12:32
-
Shpërndaje në: