Sport

Formacioni i Kosovës ndaj Jordanisë

Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë kundër Jordanisë me formacionin 3-5-2.

Përzgjedhësi i përkohshëm i ”Dardanëve“, Primozh Gliha, në portë do të nis me Arijanet Muriqin.

Mbrojtja përbëhet nga kapiteni Amir Rrahmani, Mirlind Kryeziu dhe Betim Fazliji.

Në mesfushë, Mërgim Vojvoda, Besar Halimi, Herolind Shala, Valon Berisha dhe Fidan Aliti.

Ndërkohë, sulmi përbëhet nga dyshja Milot Rashica dhe Vedat Muriqi.

Ndeshja mes Kosovës dhe Jordanisë është miqësore dhe luhet në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë, para duelit kualifikues për botëror në udhëtim te Greqia në Athinë që luhet të dielën.