Sport

Shehit emërohet trajner i Rahovecit

Trajneri nga Turqia, Serhat Shehit është emëruar trajner i ri i KB Rahovecit. Ishte ekipi i Rahovecit, ai që të martën mbrëma e zyrtarizoi Shehitin në krye të ekipit. Shehit ka firmosir marrëveshje me Rahovecin deri në fund të sezonit kurse në këtë post zëvendëson grekun Fotis Takianos të larguar javë më parë.

Shehit e njeh basketbollin e Kosovës, pasi edicionin e shkuar ishte pjesë e Trepçës që e shpëtoi nga rënia nëpërmjet plejautit. Aktualisht, Rahoveci është në pozitën e parafundit në tabelë me vetëm dy fitore. Sipas njoftimit të klubit, Shehit të mërkurën do ta mbajë stërvitjen e parë.

"KB Rahoveci arrin marrëveshjen me teknikun turk Serhat Sehit për të marrë timonin e skuadrës sonë në vazhdim të këtij edicioni", thuhet ndër të tjera në njoftim.