Sport

Nedim Bajrami kërkon largimin nga Empoli

Mesfushori i Shqipërisë, Nedim Bajrami, dëshiron të largohet nga Empoli, njoftuan të martën mediumet italiane. Bajrami ka humbur vendin e titullarit te skuadra që bën gara në Serie A duke u inkuadruar kryesisht në pjesën e dytë kohëve të fundit.

Kjo ka bërë që 22-vjeçari të shprehë pakënaqësi dhe të kërkojë largimin nga skuadra italiane.

Mësohet se Bajrami është i gatshëm të largohet në janar, ndërsa ofertat nuk i mungojnë.

Interesim për mesfushorin shqiptar kanë shprehur skuadra nga Bundesliga.

Në dy ndeshjet e fundit të Empolit ndaj Sassuolos e Genoas, Bajrami nuk u inkuadrua fare në lojë.

Ai ka kontratë me Empolin deri në vitin 2024.