Tifozët janë pjesë e rëndësishme e futbollit. Ata i japin shtytje skuadrës në fushë për të marrë rezultat pozitiv.
Një nga ekipet që tifozët më të zjarrtë është West Hami i Anglisë. Klubi londinez për herë të parë në histori po luan në kompeticionet evropiane, Europa League, dhe tifozët janë tejet të entuziazmuar për klubin e preferuar të tyre.
Një nga ta humbi gishtin teksa po festonte njërin nga golat e shënuar nga West Hami në barazimin 2:2 në udhëtim te Genku mbrëmë.
Videoja është bërë virale në rrjetet sociale.
West Hami është lider i Grupit H me 10 pikë dhe pothuajse ka siguruar plasmanin për në fazën tjetër të Europa Leagues.
Kujdes, pamje të rënda!
-
5 nëntor 2021 10:28
-
Shpërndaje në: