Sport

Leipzigu po humb nga PSG-ja

Descriptive Text

Paris Saint-Germaini është në avantazh ndaj skuadrës së Leipzigut pas 45 minutave të parë. Në ndeshjen që i takon Grupit A të Ligës së Kampionëve, Leipzigu shënoi i pari po skuadra franceze arriti ta rikthejë rezultatin pa përfunduar pjesa e parë.

Mesfushori Christopher Nkunku e ka kaluar ekipin gjerman në epërsi në minutën e tetë kurse është kundërpërgjigjur PSG-ja me golat e realizuar nga Georginio Wijnaldum (21’, 40’).

Gjithashtu, Leipzigu në minutën e 12-të e ka humbur penalltinë pasi sulmuesi Andre Silva ka dështuar nga pika e bardhë.

Ndërkohë, dueli tjetër i këtij grupi, ai mes Manchester Cityt e Club Brugget është 1:1 pas pjesës së parë.