Sport

Trajnerët më të paguar në Premier League, Antonio Conte i dyti

Premier Liga është e mbushur plot me menaxherë elitarë. Ajka e trajnerëve botërore udhëheq pothuajse secilin ekip në ligë.

Të martën në Premier League u kthye edhe një herë Antonio Conte, por jo në Manchester United siç flitej javën e kaluar. Ai u bë udhëheqës i skuadrës londineze, Tottenham. Italiani thuhet se do të fitojë 15 milionë funte (17.5 milionë euro) në vit pasi nënshkroi një kontratë me Spurs deri në verën e vitit 2023.

Por ku renditet Conte në krahasim me menaxherët tjerë të Premier Ligës?

Pep Guardiola i Manchester Cityt kryeson listën e menaxherëve më të paguar në ligë. Paga e tij është e frikshme për një trajner, plot 20 milionë funte në vit (23.5 milionë euro).

Antonio Conte tani është i dyti në këtë listë, bashkë me Jurgen Kloppin e Liverpoolit. Të dy marrin nga 15 milionë funte në vit (17.5 milionë euro).

Brendan Rodgers vjen në vendin e katërt me 10 milionë funte në vit në llogarinë e tij bankare nga punëdhënësi, Leicester City.

Marcelo Bielsa plotëson top-peshën me 8 milionë funte.

Nëse nuk shkarkohet, Ole Gunnar Solskjaer mbetet në vendin e gjashtë më 7.5 milion funte.

Menaxherët më të paguar në Premier League:

  1. Pep Guardiola (Man City): 20 milionë funte
  2. Antonio Conte (Tottenham): 15 milionë funte
  3. Jurgen Klopp (Liverpool): 15 milionë funte
  4. Brendan Rodgers (Leicester): 10 milionë funte
  5. Marcelo Bielsa (Leeds): 8 milionë funte
  6. Ole Gunnar Solskjaer (Man Utd): 7.5 milionë funte
  7. Rafa Benitez (Everton): 7 milionë funte
  8. Thomas Tuchel (Chelsea): 7 milionë funte