Sport

Vikinguri realizon dy gola të shpejtë ndaj 89-shit

Vikinguri ka kaluar në epërsi ndaj Trepçës ’89 në kuadër të ndeshjes së dytë të raundit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Anghel shënoi në minutën e 37-të për rezultatin 0 me 1, ndërsa vetëm tre minuta më pas Islami shënoi autogol duke dyfishuar epërsinë e mysafirëve.

Nga minuta e 33-të, 89-shi është pa një futbollist në fushë pas ndëshkimit me të kuq të Blerand Kurtishajt.

Në ndeshjen e parë ekipi nga Ishujt Faroe fitoi 2 me 1.