Sport

Tri skuadra të njohura pas Belottit

Andrea Belotti nuk rinovojë kontratën e tij me Torinon. Mediat italiane kanë bërë të ditur se sulmuesi dëshiron të largohet nga skuadra gjatë verës së ardhshme.

Belotti do të largohet si futbollist i lirë pasi i skadon kontrata me ekipin italian.

Interesim për 27-vjeçarin kanë shprehur tri skuadra, Milani, Interi dhe Arsenali.

Belotti këtë edicion me Torinon ka shënuar dy gola në gjashtë paraqitje në Serie A.