Sport

Tetova i përgëzon lojtarët e Ulpianës pas fitores ndaj Ballkanit

Trajneri i Ulpianës, Edlir Tetova, është shprehur i lumtur me angazhimin e lojtarëve të tij në fitoren ndaj Ballkanit, 2:1.

Trajneri nga Shqipëria i ka përgëzuar lojtarët e tij për paraqitjen në këtë ndeshje.

“Është ndjenjë e mirë pas çdo fitore të cilën e arrijmë. Jam i kënaqur me ekipin. Ndeshja kishte dy fytyra. Pjesa e parë foli për Ballkanin, por e dyta për ne. Shënuam më shpejt dhe i përgëzoj djemtë pasi nuk u dorëzuan dhe e vazhduan lojën deri në fund. Kemi bërë vetëm dy ndeshja të dobëta dhe nuk kemi dal në lojën tonë. Kemi zhvilluar ndeshje të mira por nuk kemi pasur rezultatet që kemi dashur”, deklaroi Tetova.