Sport

Guardiola do ta ketë ndeshjen e 200-të në Premier League

Manchester City do të jetë nikoqir i Crystal Palacet në “Etihad Stadium” të shtunën, në ndeshjen e 200-të të Pep Guardiolës në Premier League si trajner.

Tekniku spanjoll i është afruar kësaj shifre me rekordin më të mirë në ligë. Ka regjistruar gjithsej 148 fitore, 25 barazime e 28 disfata.

Qëkur Guardiola iu bashkua klubit në verën e vitit 2016-të, ka qenë dominues në ligë duke i fituar tre tituj kampioni në pesë sezonet e fundit.

City i Guardiolës i ka ngritur 10-të trofe në Angli dhe i ka vendosur 10-të rekorde në Premier League.

Në edicionin 2017/18, “qytetarët” thyen rekordin për më së shumti fitore të njëpasnjëshme, 18-të gjithsej, me Guardiolën që e siguroi titullin e parë në Angli. Skuadra e tij kishte shënuar 106 gola, 32 fitore, e kishte arkëtuar 100 pikë.

Në vitin 2019-të, Manchester City i fitoi gjitha trofetë në Angli dhe u bë ekipi i parë që e fitoi tripletën brenda territorit.

Manchester City është kampion në fuqi i Anglisë pasi triumfoi në edicionin e kaluar, ngriti lartë trofeun e Kupës FA dhe Kupës së Ligës, derisa ishte edhe në finale të Ligës së Kampionëve ku u mposht nga Chelsea.