Sport

Ylli mposht Trepçën

Kampioni në fuqi i Superligës së Kosovës në basketboll, Golden Eagle Ylli e ka mposhtur skuadrën e Trepçës në kuadër të xhiros së tetë. Në duelin e luajtur të mërkurën mbrëma në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, Ylli ka fituar me rezultatin 91:68.

Me këtë fitore, Ylli ngrihet në kuotën e 12 pikëve, sa i ka edhe Trepça që regjistroi humbjen e dytë këtë sezon. Për Yllin, kjo ishte fitorja e katërt që erdhi pas disfatës që ia shkaktoi Peja vikendin e shkuar.

Mikaile Tmushiq me 21pikë ishte më efikasi te Ylli, i përcjellë nga Cameron Williams me 20 pikë e dhjetë kërcime dhe Ardit Pepaj (20). Drilon Hajrizi me 19 pikë dhe Armin Hot (17), ishin më të dalluarit te Trepça.