Sport

Arsenali interesohet për Carvalhon

Skuadra e Arsenalit ka shprehur interesim për mesfushorin portugez William Carvalho, i cili është pjesë e Real Betisit, ka raportuar të hënën “Fichajes”.

Mësohet se Carvalho ka kërkuar largimin nga ekipi spanjoll dhe Arsenali është i gatshëm të paguajë rreth 20 milionë euro për transferimin e tij në janar.

Carvalho po pëlqehet nga trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta që po e sheh si përforcim të duhur për mesfushën. 29-vjeçari këtë edicion ka nëntë paraqitje për Betisin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2023. Carvalho iu bashkua Betisit në vitin 2018 nga Sportingu i Lisbonës.