Sport

Reagon Ronaldo pas debaklit që Liverpooli ia shkaktoi Unitedit

Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo, ka reaguar pas debaklit që skuadra e tij, Manchester Unitedi, e pësoi nga Liverpooli.

Ai shkroi në Facebook se ndonjëherë rezultati nuk është ai për të cilin luftohet, duke thënë se faji është vetëm i ekipit.

“Ndonjëherë rezultati nuk është ai që duam. Faji është vetëm i yni dhe nuk ka tjetër për t’u fajësuar. Tifozët ishin të mahnitshëm me mbështetjen e vazhdueshme. Ata meritojnë më mirë se kaq”, ka shkruar në Facebook pas ndeshjes.

Unitedi në derbin anglez u mposht para tifozëve të vet me rezultat 5-0.