Sport

Po mbahet ceremonia hapëse e Botërorit që iu mohua Kosovës

Në Beograd është duke u mbajtur ceremonia hapëse e Kampionatit Botëror të boksit amator. Në këtë garë është dashur të marr pjesë edhe Kosova, por Serbia nuk ka lejuar hyrjen e boksierëve kosovarë në territorin e saj.

Autoritetet kosovare kanë kërkuar të merren masa ndaj Federatës së Boksit të Serbisë, por megjithatë Botërori po mbahet. Para ceremonisë hapëse u hodh shorti.