Sport

Celina i jep fitoren Ipswichit në minutën e fundit

Bersant Celina ka shënuar golin e parë për Ipswichin në League One që kur u kthye te ky klub këtë verë.

Futbollisti kosovar realizoi në minutën e fundit të ndeshjes kundër Fleetwood, për t’i siguruar tri pikë skuadrës së tij.

Celina shënoi për rezultatin 2:1. Ai u inkuadrua në fushë në minutën e 65-të.

Në gjashtë paraqitje, 25-vjeçari ka edhe tri asistime, me Ipswichin që është në mesin e tabelës.