Sport

Nuhiu nuk merret me referim, i gëzohet fitores

Ardian Nuhiu, trajneri i Dritës, ka thënë se nuk dëshiron të merret me referimin në duelin me Llapin.

Drita e udhëhequr nga Nuhiu fitoi me rezultatin 3:1 dhe trajnerin shkupjan e gëzon fakti i marrjes së pikëve të plota.

“Dua t’i përgëzoj të dyja skuadrat për lojën. Ishte shumë vështirë. Dëshirë për fitore pati nga të dyja ekipet. Kur shënuam golin e tretë menduam se gjithçka do të mbaronte, do të ishim më të qetë. Por kundërshtari ishte kërkues për t’u kthyer në lojë. Djemtë u angazhuan shumë dhe është fitore shumë e rëndësishme për ne. Ishim të vetëdijshëm për çfarë kemi udhëtuar. Unë kam besim te gjyqtarët. Sidomos tani me sistemin VAR, nuk e lodh kokën të mendoj për diçka të tillë”, ka thënë Nuhiu pas ndeshjes.

Për dallim nga Nuhiu, trajneri i ekipit rival, Tahir Batatina, ia la fajin gjyqtarëve për humbjen e Llapit.