Sport

Lojtarët ndalën përleshjen mes Davisit e Howardit

Descriptive Text

Bashkëlojtarët e Los Angeles Lakers, Anthony Davis dhe Dwight Howard, ishin të përfshirë në një diskutim që për pak sa nuk eskaloi të premten në mbrëmje, kur skuadra e tyre u mposht nga Phoenix Suns, 115:105.

Davis dhe Howard u ndanë nga lojtarët e tjerë të ekipit pas një pushimi të shkurtër.

Kjo humbje për Lakersin ishte e dyta në ndeshjen e dytë të sezonit të ri të ligës NBA.

Një tjetër incident ka ndodhur në të njëjtën ndeshje kur Rajon Rondo i kalifornianëve pati problem me një tifoz, i cili më pas u largua jashtë palestrës.

Chris Paul ishte më i dalluari te Suns me 23 pikë në këtë duel dhe pati 14 asistime. Bëhet basketbollisti i parë në historinë e ligës NBa që regjistron 20 mijë pikë dhe 10 mijë asistime.

Në duelet tjera, Kevin Durant realizoi “triple-double” për Brooklyn Netsin kundër Philadelphia 76ers në fitoren 114:109. Durant e mbylli ndeshjen me 29 pikë, 15 kërcime e 12 asistime, teksa u kthye në lojë pesë minuta para fundit, kur ishte në disavantazh prej 10-të pikëve.