Sport

Bayerni pritet t’i shpenzojë 100 milionë euro për yllin e Napolit

Bayern Munichu mund të jetë destinacioni i radhës për yllin e skuadrës së Napolit, Victor Osimhen. Kështu kanë shkruar të shtunën mediat italiane.

Skuadra gjermane është në kërkim të zëvendësuesit që do të vijë në vend të polakut Robert Lewandowski, teksa 22-vjeçari nga Nigeria shihet si kandidati kryesor për atë rol.

Megjithatë, bavarezët duhet t’i shpenzojnë rreth 100 milionë euro për ta bindur Napolin ta lirojë futbollistin.

Osimhen në 10-të paraqitjet e para të sezonit të ri ka realizuar nëntë gola dhe e ka një asistim.