Sport

Barcelona synon fitoren në “El Clasico”

 

Ndeshja më e madhe në La Liga, “El Clasico” do të zhvillohet të dielën në “Camp Nou” prej orës 16:15. Dy rivalët e përbetuar, Barcelona dhe Real Madridi, do të luajnë aktin e parë në elitën e futbollit spanjoll.

“El Clasico” i 184-të do të jetë më ndryshe se sezonet e shkuara, pasi të dyja ekipet kanë pasur ndryshime të mëdha.