Sport

Zaniolo i gatshëm për duelin ndaj Napolit

Descriptive Text

Sulmuesi i Romës, Nicolo Zaniolo, nuk udhëtoi në Norvegji dhe po bëhet gati për duelin e vështirë në vikend kundër Napolit.

Roma të enjten mbrëma u deklasua nga norvegjezët e Bodo/Glimtit në Ligën e Konferencës.

22-vjeçari po vuan nga një lëndim në gju. Ka luajtur në 10 ndeshje qëkur u rikthye nga lëndimi i dytë i ligamenteve të gjurit dhe ka kontribuuar me një gol e një asistim.

Roma është e katërta në Serie A. Në fundjavë e luan duelin e rëndësishëm në kryeqytetin italian, por vjen pas dy humbjeve të njëpasnjëshme.