Sport

Haaland për disa javë jashtë fushës

Descriptive Text

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland, do të jetë për disa javë jashtë fushe për shkak të lëndimit të ijëve.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Dortmundit, Marco Rose të premten. Haaland u kthye vetëm javën e shkuar nga lëndimi i muskulit dhe ndihmoi Dortmundin të triumfoj ndaj Mainzit (3:1) në Bundesligë dhe Ajaxit (4:0) në Ligën e Kampionëve.

“Haalandi nuk do të jetë në dispozicion për disa javë për shkak të lëndimit tjetër që e ka marrë. Shpresoj që ai të rikuperohet sa më shpejt dhe të kthehet në fushë, pasi është i rëndësishëm për ne”, ka thënë Rose.

21-vjeçari këtë sezon ka shënuar 13 gola në dhjetë ndeshje për Dortmundin në të gjitha garat.