Sport

“Adem Jashari” ia hap dyert 89-shit për të shkruar historinë

Stadiumi ku është luajtur ndeshja që shënoi fillimin e njërës prej epokave më të rëndësishme të futbollit kosovar, do të jetë sërish arenë e një ndeshjeje historike.

Të martën (sot) nga ora 18:00 në stadiumin olimpik "Adem Jashari" në Mitrovicë do të luhet takimi ndërmjet Trepçës '89 dhe Vikingurit të Ishujve Faroe, shkruan sot Koha Ditore.

Është ky takimi i parë i Ligës së Kampionëve që luhet në Kosovë. Bëhet fjalë për ndeshjen e kthimit të raundit të parë kualifikues të kësaj gare. (Më gjerësisht mund të lexoni sot Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.