Një tifoz i Fiorentinës që e fyeu në baza racore mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly, nuk do të ketë të drejtë të hyjë në stadiume për pesë vjet.
Incidenti ndodhi tri javë më parë, pas fundit të duelit që Napoli e fitoi në Serie A ndaj Fiorentinës në “Stadio Franchi”.
Hetimet kanë bërë që të identifikohet tifozi i cili bëri një gjë të tillë, ka shkruar “La Repubblica”.
Dënim ka marrë edhe një grup i tifozëve ultras të Empolit, të cilët me shkopinj bejsbolli kishin dashur t’i sulmojnë tifozët e Venezias.
Tri vjet larg stadiumeve i është dhënë katër personave prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë dënuar me pesë dhe tetë vjet.
-
21 tetor 2021 20:07
-
Shpërndaje në: