Sport

Trajneri i Bayernit rezulton pozitiv me koronavirus

Trajneri i Bayern Muenchenit, Julian Nagelsmann ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi bavarez.

“Julian Nagelsmann ka testuar pozitiv me koronavirus, ndonëse është plotësisht i vaksinuar. Ai do të rikthehet në Mynih ndaras nga ekipi, në një aeroplan mjekësor dhe do të izolohet”, ka njoftuar Bayerni.