Sport

Laporta kërkon nga tifozët që ta përkrahin Barcelonën në “El Clasico”

 

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka kërkuar nga tifozët që ta përkrahin klubin katalunas në ndeshjen “El Clasico” që e luan kundër Real Madridit, të dielën në “Camp Nou”.

Barcelona ka pasur një start të vështirë këtë sezon, i cili ka bërë që tifozët mos të jenë të pranishëm në tribuna për ta përkrahur klubin në disa ndeshje që i ka luajtur në shtëpi. Madje, në ndeshjen e fundit, atë kundër Valencias, Barcelona nuk e ka pasur as 50 për qind të mbushur stadiumin me tifozë.