Sport

Ronaldo përsërit suksesin e vitit 2007 me Unitedin

Cristiano Ronaldo sërish është vendimtar për Manchester Unitedin.

Portugezi shënoi golin e tretë për ekipin anglez në fitoren 3:2 kundër Atalantës në Ligën e Kampionëve, duel që u zhvillua të mërkurë mbrëma në “Old Trafford”.

Unitedi ishte duke humbur 2:0 në pjesën e parë, por u rikthye në të dytën për të arkëtuar pikë të plota.

Ronaldo shënoi golin e tretë në tri ndeshje radhazi në garën më të madhe evropiane për klube këtë sezon.

36-vjeçari kishte shënuar në tri ndeshje rresht edhe në edicionin 2007/2008. Në atë edicion Unitedi e kishte fituar Ligën e Kampionëve.

Në total në Ligën e Kampionëve, Ronaldo ka shënuar 137 gola në 179 ndeshje. Është golashënuesi më i mirë e po ashtu edhe lojtari me më së shumti paraqitje.