Sport

Milani shpreson ta ketë Rebiqin gati për Bolognan

Milani shpreson ta ketë në disizpocion Ante Rebiqin për ndeshjen kundër Bolognas që e luan këtë të shtunë.

Reprezentuesi kroat ka punuar ndaras prej grupit dhe i mungoi Milanit në ndeshjen kundër Portos në Ligën e Kampionëve të martën.

Rebiq është bërë lojtar kyç në sulmin e skuadrës kuqezi.

28-vjeçari ka shënuar dy gola në dhjetë ndeshje në të gjitha garat këtë sezon duke kontribuar edhe me dy asistime.