Sport

Neto mund të transferohet te West Hami

Një tjetër lojtar që së shpejti mund të largohet nga Barcelona për në Premier League është portieri 32-vjeçar, Neto.

Arsenali është duke e kërkuar me ngulm portierin me përvojë në të kaluarën e afërt, por “Sport” pretendon se West Hami tani po udhëheq garën për transferimin e tij.

Portieri brazilian këtë edicion ka luajtur dy ndeshje në La Liga, ndërsa me Barcelonën ka kontratë deri në qershor të vitit 2023.