Sport

Rudiger nuk është afër rinovimit me Chelsean

Antonio Rudiger nuk është më afër një marrëveshje të re me Chelsean sesa ishte në fillim të verës së këtij viti, raporton të enjten gazeta gjermane “Bild”.

Mbrojtësi i Gjermanisë thuhet se ka pasur ngecje të bisedimeve për vazhdimin e kontratës, pasi po shikon mundësinë e kalimit te Real Madridi ose Bayern Muencheni.

Njëra prej këtyre dy ekipeve mund ta marrë falas Rudigerin verën e vitit të ardhshëm kur edhe i skadon kontrta me Chelsean.