Sport

Atletico interesohet për Szalain

Atletico Madridi ka shprehur interesim për qendërmbrojtësin hungarez Attila Szalai kanë shkruar mediumet e huaja të mërkurën.

Mësohet se Atletico po e synon transferimin e 23-vjeçarit gjatë afatit kalimtar të janarit dhe tashmë ka nisur negociatat me Fenerbahçen.

Për kartonin e Szalait, Atletico është i gatshëm të paguajë rreth 20 milionë euro dëmshpërblim. Szalai në fillim të këtij viti iu bashkua Fenerbahçes nga Apollon Limassoli dhe këtë edicion është ndër mbrojtësit më të dalluar në Superligën e Turqisë.

Ai ka 13 paraqitje në të gjitha garat me Fenerbahçen, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025.