Sport

Në Gjilan e Klinë, mbyllen pa gola pjesët e para

Descriptive Text

Janë mbyllur pjesët e para në ndeshjet e fundit të xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës në futboll, që po zhvillohen në Gjilan dhe Klinë.

Dueli ndërmjet Gjilanit dhe Drenicës është mbyllur pa gola pas 45 minutave, ndonëse mysafirët kanë lëshuar një rast të mirë shënimi në minutat shtesë nëpërmjet Kreshnik Ukës.

Pa gola, është mbyllur edhe pjesa e parë në duelin që po zhvillohet mes Dukagjinit dhe Ballkanit. Me këto ndeshje edhe mbyllet kjo xhiro e elitës së futbollit kosovar që u hap të martën.